Bayerni dhe Atletico hipotekojnë kualifikimin, Barcelona ndalet ndaj Newcastle

Bayerni dhe Atletico hipotekojnë kualifikimin, Barcelona ndalet ndaj Newcastle

Bayerni ka dhuruar një paraqitje spektakolare në transfertë ndaj Atalanta BC, duke triumfuar me rezultatin e thellë 6-1 në përballjen e zhvilluar në stadiumin Gewiss Stadium, në kuadër të UEFA Champions League. Avantazhi erdhi në minutën e 12-të, kur pas një goditjeje nga këndi Serge Gnabry asistoi për Josip Stanisic që shënoi për 1-0. Vetëm dhjetë minuta më vonë, Michael Olise dyfishoi shifrat me një goditje të saktë, ndërsa në minutën e 25-të Gnabry realizoi golin e tretë pas asistit të Olise. Në pjesën e dytë dominimi i gjermanëve u thellua edhe më shumë. Nicolas Jackson shënoi golin e katërt në minutën e 52-të pas pasimit të Luis Díaz. Më pas ishte sërish Olise që realizoi për 5-0 në minutën e 64-t, ndërsa Jamal Musiala...