Bashkia vendos çmimet/ Velipojë, çadra dhe shezlongët jo më shtrenjtë se 900 lekë
Këshilli Bashkiak i Bashkisë së Shkodrës, ka vendosur çmimet tavan për operatorët privatë që do të kenë në administrim parcelat e plazheve në zonën e Velipojës. Sipas këtij vendimi, tarifa për një çadër dhe dy shezlongë në plazhet private nuk duhet të kalojë vlerën e 900 lekëve të reja. Kjo bëhet për të shmangur abuzimet me çmimet ndaj turistëve me qëllim krijimin e një klime sa më miqësore dhe të qëndrueshme në zhvillimin e turizmit. Gjithashtu në Velipojë, bashkia e Shkodrës do të administrojë vetë katër parcela plazhi, ku çmimi maksimal i çadrave dhe shezlongëve nuk do të jetë më i lartë se 500 lekë të reja.
Burimi:
opinion.al