Bashkia e Tiranës shtyn afatet për aplikimet për kredi të buta

Bashkia e Tiranës shtyn afatet për aplikimet për kredi të buta

Bashkia e Tiranës ka vendosur shtyrjen e afatit për aplikimin e qytetarëve për kredi të buta, pas njoftimit të portalit “e-Albania” që do të jetë jashtë funksionit në datat 15-18 maj. Në mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani u shpreh se për këtë arsye, aplikimet për kredi të buta do të jenë të hapura deri në datë 22 maj, nga data 19 maj që ishte parashikuar në afatet fillestare. “Siç jeni në dijeni, Bashkia e Tiranës ka nisur procesin e aplikimit për kredi të buta për vitin 2026. Procesi ka nisur më 20 prilli dhe është parashikuar të zgjasë deri më 19 maj. Aplikimet kryhen online përmes portalit “e-Albania”. Deri më sot që flasim, janë kryer...