Bashkëpunëtori i afërt, Hamdi Jupe i jep lamtumirën Servet Pëllumbit: Komunizmi i burgosi të vëllain si ‘armik të popullit’, Nanon e mbrojti pas humbjes në 1992
Ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi u përcoll sot me ceremoni shtetërore për në banesën e fundit në moshën 89 vjeçare. Të majtë e të djathtë u bënë bashkë për t’i dhënë lamtumirën e fundit profesorit të socialistëve, themeluesit të PS-së dhe një prej njerëzve më me integritet në politikën shqiptare. Një prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë dhe miku Hamdi Jupe, i cili punoi edhe si shef kabineti i Pëllumbit kur ishte kryetar Kuvendi, kujton episode nga njohja e tyre që prej takimit të parë në vitin 1981. Nga Hamdi Jupe Lamtumirë, profesor Pëllumbi! E pashë për herë të parë në verën e vitit 1981, kur dhashë provimin pasuniversitar të filozofisë. Rreth dyzetë e pesë vjeç, me trup të drejtë, i veshur me sqimë,...
Burimi:
top-channel.tv