Bardhi takohet me ambasadorin e Holandës: Shqetësim për përpjekjet e qeverisë për të minuar luftën kundër korrupsionit

Bardhi takohet me ambasadorin e Holandës: Shqetësim për përpjekjet e qeverisë për të minuar luftën kundër korrupsionit

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është takuar këtë të shtunë me ambasadorin e Holandës, Reinout Vos. Në një reagim në rrjete sociale, Bardhi vlerëson mbështetjen e Holandës për integrimin e Shqipërisë në BE, ndërsa shton se i ka shprehur shqetësimet për përpjekjet e qeverisë për të minuar luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtjen ndaj zyrtarëve të lartë. “Kënaqësi takimi me Ambasadorin e Hollandës në Tiranë, z. Reinout Vos, një zë i fuqishëm në mbështetje të integrimit europian të Shqipërisë. Rikonfirmova vendosmërinë e Grupit Parlamentar të PD që procesi i integrimit europian është një projekt kombëtar që duhet të mbështetet pa asnjë hezitim, me qëllimin e vetëm integrimin tek standardet europiane. Në takim paraqita shqetësimet tona për cenimin nga maxhoranca qeverisëse e lirisë së...