Bardhi pyet Peleshin: Pse lideri juaj global nuk firmosi “Bordin e Paqes” në Davos?
Pas rifillimit të seancës plenare, kryeministriRama mbërriti në sallën e parlamentit për të mbajtur fjalën e tij mbi Bordin e Paqes dhe rolin e Shqipërisë në këtë strukturë ndërkombëtare. Para se të merrte fjalën, disa deputetë ngritën pyetje nga vendi, duke kërkuar sqarime mbi pjesëmarrjen e tij në këtë seancë, ndërkohë që në Davos po firmosej një marrëveshje e rëndësishme me presidentin amerikan Donald Trump. Deputeti Gazmend Bardhi iu drejtua ministrit Niko Peleshi, duke pyetur pse kryeministri Rama ndodhej në Tiranë dhe jo në Davos, ku liderët rajonalë po nënshkruanin marrëveshjen. Bardhi theksoi se, sipas Kushtetutës, miratimi në parim i marrëveshjes është bërë dhe presidenti i Republikës ka autorizuar kryeministrin për ta nënshkruar. “Pyetja ime konsiston: A e ka nënshkruar marrëveshjen Kryeministri? Sepse Kuvendi hyn...
Burimi:
gijotina.com