Banorët e Zvërnecit pro investimit, shprehen në mbështetje të projektit dhe kërkojnë zgjidhje të drejtë për pronat e tyre private

Banorët e Zvërnecit pro investimit, shprehen në mbështetje të projektit dhe kërkojnë zgjidhje të drejtë për pronat e tyre private

Banorët e Zvërnecit, në zonën ku planifikohet të ndërtohet resorti turistik me vlerë 4 miliardë dollarë, shprehen në mbështetje të investimit, por kërkojnë që paralelisht të zgjidhet edhe çështja e pronave të tyre. Sipas tyre, zhvillimi i zonës është i domosdoshëm dhe mund të sjellë përfitime ekonomike për komunitetin, por më parë duhet të ketë një zgjidhje të drejtë për pronat që pretendojnë se u përkasin. Minella Balliu dhe familje të tjera të zonës thonë se disponojnë rreth 220 hektarë tokë të përfituar sipas ligjit 7501. Ata kërkojnë prej vitesh njohjen dhe legalizimin e këtyre sipërfaqeve, të cilat aktualisht i kanë në përdorim. “Banorët shprehen se nuk janë kundër investimeve dhe zhvillimit të turizmit në zonë. Përkundrazi, ata e konsiderojnë projektin një mundësi për përmirësimin...