Banorët e Rrjollit protestë para Parlamentit: Kemi dorëzuar kërkesë për seancë dëgjimore

Banorët e Rrjollit protestë para Parlamentit: Kemi dorëzuar kërkesë për seancë dëgjimore

Çështja e problemeve me pronat ka nxjerrë para Parlamentit dhjetëra qytetarë për të protestuar. Të pranishmit mësohet se ishin pjesë të disa komuniteteve, të Rrjollit në Velipojë, të Durrësit (Projekti TID), të Ballshit, të Zall Gjoshajt, të Gurasit të Pogradecit, të Gjoricës dhe të Kurdarisë. Banorja e Rrjollit, Luçiana Kokaj, është shprehur se kanë dorëzuar në Parlament një seancë dëgjimore për problematikën e Rrjollit. “Ju jeni aty për të na përfaqësuar ne si ligjvënës. Ne kemi dorëzuar edhe një kërkesë në Parlament, që të ketë një seancë dëgjimore për problematikën e Rrjollit. Deputetët duhet të marrin kohë dhe të na dëgjojnë ne. Nuk duhet të vijnë te ne vetëm kur është koha e votave, por edhe kur ne kemi nevojë”, tha mes të tjerash Luçiana...