Banorët e Rrjollit prej 34 ditësh në protestë kundër resortit të Ulajt: Gati të sakrifikojmë edhe jetën për pronën
Protesta e banorëve të Rrjollit për mbrojtjen e pronave të tyre ka hyrë në ditën e 34-të, ndërsa rezistenca në terren vijon pa ndërprerje. Banorët janë mbledhur sërish në zonë, duke shprehur vendosmërinë për të mos u tërhequr nga qëndrimi i tyre. Ata deklarojnë se janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka për të mbrojtur pronën që, sipas tyre, u takon prej brezash. “Gati të sakrifikojmë edhe jetën për pronën”, citohen të kenë thënë ata. Gjatë protestës, banorët i kanë bërë thirrje Policisë së Shtetit që të tërhiqet nga zona dhe të shmangë përplasjet, duke kërkuar që situata të zgjidhet përmes dialogut dhe respektimit të të drejtave të tyre. Ndër të tjera ata theksojnë se do të vazhdojnë qëndresën deri në gjetjen e një zgjidhjeje për...
Burimi:
gijotina.com