Banorët e Luzit sërish në protestë: PS na mashtroi për rrugën, ta rregullojnë ose do rrimë këtu deri sa të vdesim
Banorët e fshatit Luzë në Fushë-Krujë, kanë dalë sërish në protestë, mëngjesin e kësaj të hëne, për të shprehur revoltën e tyre për degradimin e rrugës kryesore të zonës. Për mediat ata thonë se kanë rënë pre e mashtrimit njëherë nga autoritetet, të cilët nuk e mbajtën premtimin për ta rregulluar rrugën në shtator. Banorët paralajmërojnë se do të bllokojnë rrugën dhe nuk do ta lirojnë deri në rregullimin e saj. “Ne do të rrimë këtu derisa të vdesim, nuk kemi për të hapur rrugë. Është bërë prej ibret, këtu ka kalamaj shkolle. Nuk ka pasur reagim kur protestuam.” “Unë e bëj përditë këtë rrugë, por është tmerr.” “Rruga është për faqe të zezë, makinat na janë shkatërruar, taksat po ngrihen dita ditës. Ne të...
Burimi:
gijotina.com