Banorët e Kurdarisë vijojnë protestat kundër ndërtimit të HEC-it: Do të rezistojmë deri në vd*kje
Banorët e fshatit Kurdari në Bashkinë e Klosit vijojnë të kundërshtojnë ndërtimin e një hidrocentrali të vogël në “Përroin e Lusës”. Këtë të premte banorët kanë përzënë përzënë drejtuesin e mjetit bashkë me fadromën. Rezistenca e banorëve të Kurdarisë vijon prej më shumë se 8 muajsh duke mos lënë firmën të punojë. Banorët shprehen se futja e ujit në tubacione do të thotë vdekje e jetës në fshat, ndaj janë të vendosur për të mos e lejuar zhvillimin e këtij projekti. “Kjo firmë do të mbajë përgjegjësi për çdo gjë. Firma nuk ka asnjë lloj dokumentacioni, kjo është shtëpia e Kurdarisë. Do të rezistojmë deri në vdekje”, tha një banor i revoltuar. “Kemi tetë muaj që protestojmë në mënyrë paqësore pa dhunë pa kulturë”, tha...
Burimi:
kohajone.com