Banorët e fshatit Kurdari dalin në protestë, akuzojnë firmën që kërkon të ndërtojë hidrocentralin me kërcënime
Një përplasje është shënuar mes banorëve të fshatit Kurdari dhe përfaqësuesve të kompanisë ndërtuese të hidrocentralit “Doma”. Konflikti shkoi në përplasje fizike, duke detyruar ndërhyrjen e punonjësve të Policisë për të qetësuar situatën. Sipas banorëve, këtë herë në zonë kanë ardhur disa persona të panjohur për komunitetin, të cilët kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj tyre. Ata pretendojnë se këta individë ishin të lidhur me kompaninë ndërtuese dhe ishin sjellë në fshat për t’i frikësuar dhe për t’i detyruar të lejojnë rifillimin e punimeve. Banorët shkuan para Komisariatit të Policisë Mat, ku zhvilluan një protestë duke kërkuar hetim për përfshirjen e elementëve kriminalë nga ana e kompanisë për të ushtruar trysni ndaj komunitetit. Banorët kanë deklaruar vazhdimisht se ndërhyrjet e tyre janë paqësore dhe se...
Burimi:
kohajone.com