Banorët e Durrësit po takohen me Ramën për projektin TID, deputetët e PD-së nuk lejohen të marrin pjesë
Qytetarët e Durrësit, të cilët preken drejtpërdrejt nga projekti TID, kanë vijuar edhe sot protestën e tyre para dyerve të bashkisë, ndërsa kanë nisur një takim me zyrtarët e Bashkisë, ku dhe iu është bashkuar edhe kryeministri Edi Rama. Në takim kanë kërkuar të jenë të pranishëm edhe deputetët e PD, Igli Cara dhe Arjan Ndoji, por nuk janë lejuar. Në një deklaratë për mediat, Cara ka deklaruar se ata janë lajmëruar nga banorët dhe me statusin e deputetit kërkuan të ishin të pranishëm në takim, por kërkesa u refuzua. “Jemi lajmëruar nga banorët që janë të prekur nga projekti se sot do të ishin të pranishëm në një takim edhe më kryeministrin Rama. Me statusin e deputetit, bashkë me kolegun Ndoja kërkuam të jemi...
Burimi:
gijotina.com