Banka Botërore i jep ‘shuplakë’ Ballukut: Miliona euro shpenzime, por rrugë pa cilësi
Sektori i transportit në Shqipëri vijon të përballet me një sërë sfidash strukturore që kufizojnë ndjeshëm zhvillimin ekonomik, tregtinë dhe potencialin turistik të vendit. Raporti i Bankës Botërore thekson se edhe pse shpenzimet publike për infrastrukturën e transportit janë ndër më të lartat në rajon si peshë ndaj buxhetit: rreth 7.5 për qind të totalit të shpenzimeve, ku afro 80 për qind u dedikohet rrugëve, problematikat e akumuluara ndër vite tregojnë se investimet nuk janë shoqëruar me efikasitet të qëndrueshëm dhe cilësi të mjaftueshme të shërbimit. Rrjeti rrugor prej 15 mijë kilometrash mbart 98 për qind të trafikut të brendshëm të pasagjerëve, por pjesë të mëdha të tij mbeten të amortizuara, sidomos rrugët rurale dhe lidhjet rajonale, të cilat vuajnë nga standardet e dobëta të...
Burimi:
gijotina.com