“Balluku o hajdute pronash!” Banorët e Durrësit dhe Rrjollit kundërshtojnë para Kuvendit projektet TID dhe resortin
Paralelisht me seancën e Kuvendit, ditën e sotme zhvillohet një protestë nga banorët e Durrësit që preken nga projekti TID, por edhe nga banorët e Rrjollit që kundërshtojnë ndërtimin e një resorti. Ata akuzojnë Belinda Ballukun dhe kryeministrin Rama se po u vjedhin pronat. Ndërsa thonë se socialistët në parlament ngrenë me pa të drejtë kartonët për të miratuar vendime në dëm të qytetarëve. “Me këtë që po bën ky hajduti, bashkë me kriminelen Belinda Ballukun, vetëm një gjë të dijë, do t’i vijë dita të ikë i pari, i dyti dhe të ikë bashkë me ata bastardë parlamentaër socialistë që rrinë atje dhe ngrenë kartonin me të padrejtë”, tha një banore. Protestës së banorëve të Durrësit dhe Rrjollit të Shkodrës para Parlamentit iu bashkua...
Burimi:
gijotina.com