“Balluku duhej të ishte në burg!” Berisha thirrje qytetarëve: Kur ta shihni korbën e korrupsionit, gjuajeni…
Sali Berisha iu bëri sërish thirrje qytetarëve për të reaguar kundër Belinda Ballukut e cila është vënë nën akuzë nga SPAK. Në bashkëbisedimin me ndjekësit në rrjete sociale, Berisha, teksa u pyet për daljen e ish-zëvendës kryeministres në Fier, ai theksoi se duhet ta turpërojnë publikisht, duke e gjuajtur me domate dhe vezë. Mes të tjerash, kryedemokrati e cilësoi ish zv kryeministren e pandehur për shkelje të barazisë në tendera si “korbën e korrupsonit”. “Këshilla e sugjerimi im është se kudo që ta shihni korbën e korrupsionit gjuajeni me domate e vezë. Turpërojeni publikisht se atë meriton. Le ta mbrojë Rama, por qytetarët duhet t’i japin ndëshkimin që meriton duke e turpëruar në çdo rrugë, shesh dhe kudo që del.”, tha Berisha.
Burimi:
gijotina.com