Balliu: Vendi ndodhet në rrezik, të ngrihemi kundër kësaj qeverie të korruptuar dhe hajdutësh
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu lëshoi akuza ndaj qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, duke e lidhur atë me kartelet e drogës dhe duke e cilësuar Shqipërinë si një vend të pasigurt. Skandali i fundit në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), thotë Balliu, faktoi ngritjen e një “sistemi narko-terrorist nën udhëheqjen e Edi Ramës. Si pasojë e kësaj situate, thotë Balliu jo vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë masa kufizuese por dhe Bashkimi Europian ka vendosur të pezullojë fondet për dixhitalizimin, pasi, sipas ‘është provuar se Shqipëria ka një qeveri që vjedh fondet publike”. Balliu bëri thirrje për një protestë masive më 24 janar, me qëllim mbrojtjen e të ardhmes së vendit “nga babëzia, korrupsioni dhe mbi të gjitha, kartelet...
Burimi:
gijotina.com