Balliu nga Konferenca e Sigurisë në Mynih: Qeveria po e lë Shqipërinë të pambrojtur në hapësirën digjitale
Nënkryetari i Komisionit për Punët e Brendshme dhe Mbrojtjen Kombëtare, deputeti i PD-së Klevis Balliu mori pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku u diskutua mbi rëndësinë jetike të sigurisë kibernetike në nivel global dhe sfidat me të cilat përballen shtetet në epokën digjitale. Gjatë këtij forumi ndërkombëtar, Balliu ngriti shqetësimin për gjendjen alarmante të sigurisë kibernetike në Shqipëri, duke theksuar se ky sektor strategjik po neglizhohet dhe po keqmenaxhohet nga qeveria. Ai deklaroi se siguria digjitale sot është një shtyllë themelore e sigurisë kombëtare dhe stabilitetit të shteteve, ndërsa mungesa e profesionalizmit, konfliktet e interesit dhe investimet minimale po e bëjnë vendin të cenueshëm ndaj rreziqeve serioze. Sipas Balliut, buxheti për sigurinë kibernetike në Shqipëri mbetet qesharak, në një kohë kur vendet e...
Burimi:
kohajone.com