Burimi:
kohajone.com

Foto © kohajone.com
Balla me drejtuesin e Shoqatës ”Ardhmëria” në Britani: Gjuha shqipe mësim për 1300 nxënës
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së dhe Drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla zhvilloi një takim me drejtuesin e Shoqatës “Ardhmëria” në Britaninë e Madhe, aktivistin Lutfi Vata. Balla ka vlerësuar kontributin e Shoqatës “Ardhmëria” dhe të ekipit të saj në ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar mes shqiptarëve që jetojnë në Britaninë e Madhe. “Mirëprita sot në Kuvendin e Shqipërisë drejtuesin e Shoqatës Ardhmëria në Britaninë e Madhe aktivistin e palodhur Lutfi Vata. I jemi shumë mirënjohës ekipit të Shoqatës Ardhmëria, e cila organizon mësimdhënien e gjuhës shqipe për 1300 nxënës dhe plot aktivitete të tjera kulturore për komunitetin shqiptar” shkruan Balla.







