Balla i ‘kundërpërgjigjet’ Bardhit: Në seancën e 12 marsit do diskutohet në Kuvend imuniteti i Ballukut!
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla iu përgjigj deklaratës për procedurë sot në sallën e Kuvendit të kreut të grupit të PD-së, Gazment Bardhi se po shkelej afati për të sjellë raportin e diskutimit të heqjes së imunitetit të Belinda Ballukut në Parlament, duke thënë se ishin brenda atij afati dy javor. Teksa mori fjalën, Balla akuzoi Bardhin si gënjeshtar, duke shtuar se “nuk kishte lidhje as me besimin dhe as me moralin, por gënjeshtrat në muaj Ramazani janë dyfish”. “Gënjeshtra në muaj Ramazani është dyfish. Ti s’ke lidhje as me besimin e vlerave morale dhe familjare, ato janë tepër të rëndësishme për çdo person. Sa i përket gënjeshtrave që u hodhën në këtë sallë, qëndrimi ynë ka qenë i qartë në mbledhjen...
Burimi:
sot.com.al