Balla i cilësoi protestuesit lapanjozë, Gjekmarkaj: Kur ‘vritet’ frika, pushteti nis e dridhet!

Balla i cilësoi protestuesit lapanjozë, Gjekmarkaj: Kur ‘vritet’ frika, pushteti nis e dridhet!

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj akuzoi mazhorancën për kapje të shtetit, ndërsa denoncoi ekzistencën e një figure informale me pushtet absolut, të cilin e identifikoi si “Gysi i Republikës”. Fjalimi nisi me një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj Taulant Ballës, i cili sipas deputetit, përdori terminologji fyese ndaj protestuesve dhe opozitarëve, duke i quajtur “lapanjozë”, ndërsa gjuhën e përdorur, Gjekmarkaj e krahasoi me retorikën e regjimit komunist të Ramiz Alisë në vitin 1990. “Por ju nuk mund të bëheni sikur nuk e shikoni kolegun tuaj, nënkryetarin e kuvendit, që kërkon fjalën për procedurë, një instrument të cilin unë nuk e përdor shumë shpesh dhe nuk mund të merrni urdhër nga salla sepse i prishet qejfi Taulant Ballës dhe mbyllni seancën për pesë minuta në një kohë...