Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës
Mbledhje pas mbledhjesh grupi i punës pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor nuk po gjen ende zgjidhje përfundimtare se si do të hiqet backlogu I dosjeve që po mbërrin në gati 160 mijë çështje. Mbasi është dëgjuar eksperti serb Dimitrije Sujeranoviç, i cili ka qenë i përfshirë me problemin e backlogut gjyqësor në Greqi dhe mbasi më herët janë propozuar ndërhyrje në ligj për reduktimin e çështjeve, është gjetur edhe një zgjidhje tjetër. Top Channel mëson se në 21 maj grupi i punës ka hedhur në tavolinë edhe idenë e rishikimit të numrit të gjyqtarëve të republikës, që nga 417 që duhet të jenë në detyrë, është sugjeruar të shtohen në sistem edhe gati 80 gjyqtarë të tjerë. Opsioni tjetër në këtë mbledhje është ai i...
Burimi:
top-channel.tv