Burimi:
top-channel.tv

Foto © top-channel.tv
“Babi, babi po merr flakë shtëpia”/ Banesa dykatëshe u përfshi nga zjarri në Klos, flet kryefamiljari: Jetonim 10 vetë këtu
Një banesë dykatëshe është djegur në fshatin Shkall të njësisë administrative Xiber të bashkisë Klos. “Këtu jetojmë 10 frymë. Kur erdhëm flaka kishte përpirë të gjithë shtëpinë. Kati i dytë u dogj komplet. Kanë qenë të gjithë brenda. Nuk e di nga ka marrë flakë”, u shpreh kryefamiljari, Behar Musta. Top Channel







