Babai plagos me thikë vajzën dhe një person tjetër në Durrës

Babai plagos me thikë vajzën dhe një person tjetër në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen 12 në Durrës, ku babai ka plagosur vajzën e tij dhe një person tjetër në rrugë. Mësohet se autori e ka goditur vajzën me armë të ftohtë të tipit thikë. Burime nga policia bëjnë me dije se e plagosura ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen rrethanat, por policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes.