“Avokatja” mashtruese përfundon në gjyq, u mori para qytetarëve me premtime të rreme
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasen Klotilda Kola e akuzuar për veprën penale të “Mashtrimit” të kryer më shumë se një herë dhe “Fshehjes së të ardhurave”, parashikuar nga nenet 143/2 dhe 180/1 të Kodit Penal. Procedimi penal nr. 768/2025 është regjistruar mbi bazën e kallëzimeve të disa shtetasve dhe denoncimeve në media investigative. Sipas hetimeve, e pandehura është prezantuar për një kohë të gjatë si avokate dhe ka përfituar shuma monetare nga qytetarë të ndryshëm, kryesisht nga Lushnja dhe Fieri, duke u premtuar zgjidhje të çështjeve ligjore, administrative dhe gjyqësore. Shërbimet e premtuara nuk janë realizuar, ndërsa pagesat janë kryer në forma të ndryshme, përfshirë dorëzime në dorë dhe...
Burimi:
gijotina.com