Avancim i reformave të qeverisjes vendore, ministri Demo takim me ambasadorin e OSBE-së

Avancim i reformave të qeverisjes vendore, ministri Demo takim me ambasadorin e OSBE-së

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo zhvilloi një takim me Kreun e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorin Michel Tarran, për të diskutuar mbi bashkëpunimin mes qeverisë shqiptare dhe OSBE-së në fushën e pushtetit vendor dhe zhvillimit të kapaciteteve demokratike në nivel lokal. Demo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për avancimin e reformave në qeverisjen vendore, duke siguruar një administratë lokale më efikase, transparente dhe të përgjegjshme për qytetarët. Ai nënvizoi se procesi i decentralizimit dhe fuqizimi i pushtetit vendor janë elementë kyç për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe për rritjen e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve. Ambasadori Tarran vlerësoi përpjekjet e qeverisë shqiptare për modernizimin e administratës vendore dhe për promovimin e praktikave të mira demokratike në bashkitë...