Autori ende në kërkim/ Zbardhen identitetet e personave të përfshirë në ngjarjen në Shkodër

Autori ende në kërkim/ Zbardhen identitetet e personave të përfshirë në ngjarjen në Shkodër

Zbardhen identitetet e personave të përfshirë në ngjarjen e ndodhur pak më parë në një poliklinikë në Shkodër. I plagosuri është identifikuar si Vildan Kepëca, 32 vjeç, ndërsa autori i dyshuar i sulmit është Arvin Fregjaj, 18 vjeç. Në ngjarje është përfshirë edhe vëllai i të plagosurit, Arben Kepëca, 41 vjeç. Sipas Policisë, rreth orës 11:30, në ambientet e brendshme të poliklinikës, në lagjen “Vasil Shanto”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, Arvin Fregjaj ka plagosur me thikë Vildan Kepëcën. Ky i fundit u transportua menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes. Gjatë rrugës, uniformat blu kanë marrë informacion se vëllai i të plagosurit, Arben Kepëca, pasi kishte...