Auditimi i KLSH zbulon 24 milionë euro probleme në buxhetin e shtetit

Auditimi i KLSH zbulon 24 milionë euro probleme në buxhetin e shtetit

Të paktën 2.4 miliardë lekë apo rreth 24 milionë euro ishte dëmi ekonomik dhe menaxhimi jo efektiv i parave publike që Kontrolli i Lartë i Shtetit zbuloi gjatë auditimeve në 8 muajt të vitit të shkuar. Publikimi i fundit i KLSH që përfshin periudhën janar-gusht vlerëson se gjatë periudhës Janar – Gusht 2025, janë dhënë 148 rekomandime mbi “gjetje me efekte negative në buxhetin e shtetit, për total vlerën 2.4 miliardë mijë lekë, nga të cilat: dëmi ekonomik vlerësuar 112.2 milionë lekë, menaxhimi jo efektiv i fondeve në vlerën 2.29 miliardë lekë”. Sipas KLSH vlera e efekteve financiare me pasojë dëm ekonomik(1.2 mln euro) në buxhetin e shtetit, është konstatuar 57% në fushën e shpenzimeve dhe 43% në fushën e të ardhurave. “Në fushën e...