Atentati në Rrilë të Lezhës, zbulohen emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka
Policia e Lezhës vijon hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll, bashkia Lezhë, të dielën e 1 shkurtit, ku një shtetas mbeti i plagosur me armë zjarri. Gerardo Ndoka, Eliseo Ndoka dhe Kevin Ndoka, janë tre nga fisi Ndoka të shpallur në kërkim. Ndërsa tjetri i shpallur në kërkim është i dyshuari si shënjestër, Merando Nikulaj, i cili ishte brenda në berberhane. Njoftimi i policisë: Grupi i Posaçëm Hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, është angazhuar në hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes. Në vijim të hetimeve, është ekzekutuar urdhri i ndalimit për shtetasin B. K., 24 vjeç, banues në fshatin Dragushë, Njësia Administrative Dajç, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Gjithashtu,...
Burimi:
top-channel.tv