Atentati në Rrilë të Lezhës/ Policia shpall në kërkim 4 persona, në pranga edhe një efektiv
Policia e Lezhës vijon hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll, bashkia Lezhë, të dielën e 1 shkurtit, ku një shtetas mbeti i plagosur me armë zjarri. Grupi i Posaçëm Hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, është angazhuar në hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes. Në vijim të hetimeve, është ekzekutuar urdhri i ndalimit për shtetasin B. K., 24 vjeç, banues në fshatin Dragushë, Njësia Administrative Dajç, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Gjithashtu, janë shpallur në kërkim shtetasit G. N., E. N., K. N., dhe M. N., të cilët dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen dhe janë të përfshirë në veprën penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje...
Burimi:
top-channel.tv