Atentati në Rinas, dosja kalon në SPAK. Hetimet: U krye nga një grup kriminal
Atentati tek rrethrrotullimi i Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, i konsideruar si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe agjenti i AMP-së, Muçi Shaljani alias Sheqeri u organizua dhe realizua nga një grup i strukturuar kriminal. Në këtë konkluzion doli prokuroria e Tiranës pas 3 muajsh hetime mbi atentatin mafioz, ndaj prokurori Ardian Dyrmishi vendosi të shpallë moskompetencën dhe ta përcjellë dosjen voluminoze për hetime të mëtejshme në prokurorinë e Posaçme. Nga administrimi i akteve, janë ngritur dyshime se për të realizuar atentatin janë angazhuar një numër i lartë personash, ku 3 kanë patur rolin e ekzekutorit, sikurse rezultoi nga pamjet filmike, ndërsa vrasja dyshohet se është urdhëruar për shkak të përplasjeve mes grupeve krimininale që operojnë në fushën e gjobëvënies. Mënyra sesi...
Burimi:
kohajone.com