Atentati në Lezhë/ Policia zbardh ngjarjen, shpallen në kërkim 4 persona
vendngjarje-lezhe LEZHË- Policia e Lezhës vijon hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e atenatit në Rrilë të Lezhës, mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 30-vjeçari Sokol Daci. Në vijim të hetimeve, po sot, është ekzekutuar urdhri i ndalimit për efektivin e policisë, 24-vjeçari Besart Kovaçi, i dyshuar për shëprdorim detyre dhe moskallëzim krimi. Uniformat blu bëjnë me dije se gjithashtu janë shpallur në kërkim 4 persona: G. N., E. N., K. N., dhe M. N., të cilët dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen dhe janë të përfshirë në veprën penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit dhe lëndëve shpërthyese”. Njoftimi: Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së...
Burimi:
zeri.ai