Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja/ SPAK paraqet provat për Plaurent Dervishajn dhe Julian Meçajn

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja/ SPAK paraqet provat për Plaurent Dervishajn dhe Julian Meçajn

Prokuroria e Posaçme ka paraqitur mëngjesin e kësaj të premte provat, për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ngjarje e ndodhur më 1 nëntor të vitit 2019. Në seancën që po zhvillohet në GJKKO, SPAK ka paraqitur provat shkresore për dy të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj. Mësohet se prokurori i çështjes Adnan Xholi po paraqet 67 fashikuj para trupës gjykuese dhe kërkoi seancë me dyer të mbyllura duke argumentuar se ka dhëna që janë sekret hetimor dhe që nuk janë ekspozuar deri më tani. “Procesverbalet kanë të bëjnë me zbardhjen e komunikimeve në aplikacionin Sky Ecc etj. Kërkoj të jetë një seancë me dyer të mbyllura për ruajtjen e sekretit hetimor, duke qenë se ka të dhëna që deri më tani nuk janë ekspozuar”, tha prokurori...