Atentat mafioz në Itali, ekzekutohet 25-vjeçari shqiptar

Atentat mafioz në Itali, ekzekutohet 25-vjeçari shqiptar

Një shqiptar është ekzekutuar orët e para të mëngjesit të sotëm në Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari është vrarë në zonën e Montecalvolit, në komunën Santa Maria a Monte në Itali. Viktima është Kevin Muharremi, 25 vjeç, me origjinë shqiptare dhe banues në Fucecchio, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri teksa ndodhej brenda një automjeti. Atentati ndodhi rreth orës 05:30 në via della Repubblica, në qendër të zonës së banuar, përballë një bari dhe pranë selisë së Misericordia-s së Montecalvolit. I riu po kthehej nga një mbrëmje me dy miq, kur makinës me të cilën udhëtonin iu afrua nga një automjet tjetër, nga ku u qëllua të paktën tre herë me armë zjarri. Një nga plumbat e goditi 25-vjeçarin...