“Askush nuk është mbi ligjin”/ Raporti i SPAK për 2025, kryeprokurori Klodian Braho: Punë intensive për hetimin e zyrtarëve që kanë abuzuar me detyrën

“Askush nuk është mbi ligjin”/ Raporti i SPAK për 2025, kryeprokurori Klodian Braho: Punë intensive për hetimin e zyrtarëve që kanë abuzuar me detyrën

Raporti vjetor i SPAK për vitin 2025, ku paraqiten rezultatet kryesore në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, është shoqëruar edhe me një mesazh nga kryeprokurori Klodian Braho. Braho thekson se SPAK ka shënuar progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa vijojnë hetimet dhe ndjekjet penale për të gjithë zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën. “Të dhënat e Raportit të Vitit 2025 tregojnë se SPAK ka shënuar progres në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe për këtë vlerësoj punën e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme dhe hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Megjithatë, këto janë sfida që kërkojnë përpjekje të vazhdueshme. Ne po punojmë intensivisht për hetimin dhe ndjekjen penale të të gjithë atyre zyrtarëve që kanë abuzuar me...