Burimi:
zeri.ai

Foto © zeri.ai
“As unë s’jam larë si ju”/ U “përball” me krizën e ujit në Vlorë dhe protestën e qytetarëve, Flauers Shoshi emërohet në krye të UKT
flauers shoshi TIRANË- Flauers Shoshi është emëruar si drejtori i ri i Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT), pas shkarkimit të Skerdi Drenovës. Ky i fundit u shkarkua nga ky post në ditët e fundti të vitit 2025, pas problemeve të shumta dhe të përsëritura me furnizimin e ujit të pijshëm në kryeqytetet. Prej kohësh, qytetarët e Tiranës kanë roportuar se furnzimi me ujë është kufizuar në vetëm një orë në ditë. Ndërkohë, Shoshi para këtij emërimi, ka shërbyer si kreu i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve. Vetëm pak ditë më parë, ai u përball me qytetarët e Vlorës, të cilët gjendeshin në krizë për furnizimin me ujë. Ai qëndroi në terren nga afër, krah qytetarëve, ndërsa iu bashkua protestës së qytetarëve vlonjatë, duke iu kërkuar edhe kërkoi ndjesë atyre./ZËRI






