Artur Metani pret Prokurorin e Përgjithshëm të Holandës, fokus te standardet e inspektimit në drejtësi
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, mirëpriti Prokurorin e Përgjithshëm pranë Gjykatës së Lartë të Holandës, Edwin Bleichrodt me të cilin diskutoi mbi përvojën holandeze dhe atë shqiptare në fushën e inspektimit të sistemit të drejtësisë, si dhe u shkëmbyen praktika dhe qasje mbi standardet profesionale dhe mekanizmat e përgjegjshmërisë gjyqësore. Në takim ishin të pranishëm edhe ambasadori i Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri, Reinout Vos, Anne Tahapary nga Qendra e Trajnimit dhe Studimeve për Gjyqësorin e Holandës (SSR), si dhe znj. Edlira Osmani, Këshilltare e Lartë e Politikave për Sundimin e Ligjit në Ambasadën e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri. Pjesë e vizitës ishte zhvillimi i Dialogut të Nivelit të Lartë ndërmjet Prokurorit të Përgjithshëm pranë Gjykatës së Lartë...
Burimi:
sot.com.al