Artizanët në Gjirokastër në betejë për ruajtjen e identitetit të veshjeve

Artizanët në Gjirokastër në betejë për ruajtjen e identitetit të veshjeve

Ruajtja e kostumit tradicional shqiptar mbetet një nga sfidat më të mëdha të trashëgimisë kulturore, në një kohë kur tregu po mbushet gjithnjë e më shumë me imitime që humbasin lidhjen me identitetin krahinor. Mes artizanëve që përpiqen të ruajnë autenticitetin dhe vlerën e vërtetë të kësaj pasurie është edhe Lizeta, qëndistare në Gjirokastër, e cila prej vitesh punon për të mbajtur gjallë traditën e kostumit popullor. “Për hir të së vërtetës, më vjen shumë keq që sot ka shumë prodhime që nuk kanë fare lidhje me një kostum popullor. Shpesh, ai që vjen për ta blerë nuk e ka idenë se çfarë po blen dhe çfarë përfaqëson ai produkt. Rëndom, duhet pranuar se në shumicën e rasteve kostumet nuk janë ato që duhet të...