Arrestohet një person në Lushnjë, pasi vodhi paratë dhe laptopin e një lokali/ 36-vjeçari i vë flakën biznesit
Kreu 2 vjedhje dhe i vuri flakën një lokali, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori, i dënuar më parë për vjedhje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në kuadër të goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjeve, finalizuan operacionin policor të koduar “Again”, gjatë të cilit zbardhën 2 raste vjedhjeje të kryera brenda 2 ditësh. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi M. G., 36 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë. Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, dyshohet se ka kryer dy vjedhje, më datat 16 dhe 17 korrik 2026, në fshatin Plug, Lushnjë. Gjatë vjedhjes së dytë, në një lokal, pasi ka marrë një shumë parash dhe një laptop, dyshohet...
Burimi:
sot.com.al