Arrestohet hajduti serial në Tiranë, tentoi të grabisë edhe filialin e një banke (Emri)

Arrestohet hajduti serial në Tiranë, tentoi të grabisë edhe filialin e një banke (Emri)

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Objektivi”, duke zbardhur 6 raste vjedhjesh dhe tentativash për vjedhje, të dyshuara të kryera nga një shtetas gjatë dy ditëve të fundit dhe përgjatë vitit 2025. Në kuadër të operacionit, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, identifikuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin Klajdi Muhametaj, 43 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e vjedhjes. Sipas hetimeve, më datë 21.01.2026, 43-vjeçari dyshohet se ka vjedhur me thyerje një shumë parash dhe disa dokumente në zyrat e Postës Shqiptare në rrugën “Kujtim Laro”, si dhe ka tentuar të vjedhë në filialin e një banke. Gjithashtu, në datat 09.10.2025 dhe 26.11.2025,...