Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së Egli Pashollarit, fshihej në një banesë në Tropojë

Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së Egli Pashollarit, fshihej në një banesë në Tropojë

Është arrestuar këtë mbrëmje në Tropojë autori i dyshuar i vrasjes së të riut Egli Pashollari. Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat bën me dije se në pranga është vënë Gazment Buçpapa. Policia bën me dije se si rezultat i ndjekjes intensive dhe punës së miroganizuar operacionale, lokalizohet dhe ndalohet autori i vrasjes me thikë, të Pashollarit. Autori u mbajt në mbikëqyrje, teksa fshihej në një banesë në Tropojë. “Si rezultat i veprimeve operacionale profesionale, të kryera në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, për lokalizimin dhe ndalimin e autorit të vrasjes së shtetasit E. P., kryer më datë 20.02.2026, gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë finalizuan operacionin e...