Arrestohen dy persona në Shkodër/ Kultivimi i bimëve narkotike, gjatë kontrolleve u konstatuan…
Policia e Shkodrës vijon operacionin e koduar “Territor i Pastër”, në kuadër të luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike, duke goditur dy raste të kultivimit të kanabisit në fshatrat Ndrejaj dhe Vukël. Gjatë kontrolleve në njësinë administrative Shosh, në fshatin Ndrejaj, shërbimet e Policisë konstatuan 768 bimë të dyshuara cannabis sativa. Në momentin e ndërhyrjes u kap në flagrancë dhe u arrestua Pllumb Mollzati, 53 vjeç, banues në fshat, i cili dyshohet se kishte kultivuar parcelën. Pranë banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan gjithashtu 80 kubikë të dyshuar me fidanë kanabisi. Në një tjetër operacion në njësinë administrative Kelmend, në fshatin Vukël, Policia zbuloi 1,250 bimë të dyshuara cannabis sativa. Në afërsi të parcelës u arrestua në flagrancë Ardjan Çekaj, 52 vjeç, për...
Burimi:
sot.com.al