Arrestimi i Ermal Beqirit/ Policia: Fillimisht u ndalua nga Forcat Ajrore franceze, më pas i kaloi Xhandarmërisë

Arrestimi i Ermal Beqirit/ Policia: Fillimisht u ndalua nga Forcat Ajrore franceze, më pas i kaloi Xhandarmërisë

Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin në Francë të Ermal Beqirit, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) pas aferës me AKSHI-n. Në njoftimin zyrtar të publikuar në orët e vona të 28 korrikut, policia sqaron se 44-vjeçari Ermal Beqiri, u ndalua fillimisht nga Forcat Ajrore dhe të Hapësirës të Francës, të cilat më pas ia referuan çështjen strukturave të Xhandarmërisë Franceze. Aktualisht, ai është vendosur në paraburgim, ndërsa ditën e sotme (29 korrik) pritet të dalë para Gjykatës Penale të Amiens, ku do t’i komunikohet zyrtarisht kërkimi ndërkombëtar ndaj tij, në funksion të procedurave për ekstradimin drejt Shqipërisë. GJKKO i ka caktuar Ermal Beqirajt masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Heqja e paligjshme e...