Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
‘Arrestimet në protestë u shpallën të paligjshme nga gjykata’, Lapaj: Ja arsyet e “bezdisjes” së Ramës nga protesta
Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka folur për zhvillimet e fundit politike dhe protestën disa javore përpara Kryeministrisë, gjatë një interviste në një emision televiziv. Ai akuzoi institucionet për dhunë ndaj protestuesve dhe shkelje të ligjit, ndërsa theksoi se qëndresa qytetare po rritet. Lapaj deklaroi se protesta ishte e njoftuar zyrtarisht për intervalin orar 12:00–18:00, ndërkohë që ndërhyrja e policisë ka ndodhur në orën 15:30. Sipas tij, edhe vetë gjykata ka konstatuar se ndërhyrja është kryer brenda orarit të lejuar të protestës. “Kanë thyer lejen e protestës. Nëse do të kishin kundërshtime për çadrat, ndërhyrja mund të bëhej pas përfundimit të orarit, jo gjatë saj,” u shpreh ai. Sipas Lapajt, 13 protestues janë shoqëruar, katër janë arrestuar dhe nëntë të tjerë janë proceduar...