Arrestime dhe plagosje/ Pas tre orësh në shesh kundër Ramës, policia i sulmon protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë me piper
Partia Demokratike mblodhi pasditen e sotme, 24 janar, protestën e dytë kombëtare përpara Kryeministrisë e cila zgjati për rreth 3 orë mes fjalimeve dhe përplasjeve. Pas fjalimit të Sali Berishës, protestuesit filluan të qëllonin me bomba molotovë dhe fishekzjarrë godinën e Kryeministrisë, ndërsa forcat e rendit iu kundërpërgjigjen me sasi të madhe gazi lotsjellës dhe ujë me piper. Pas kësaj, protestuesit u zhvendosën drejt godinës së Kuvendit ku u përsërit i njëjti skenar. Siç duket edhe në fotot e mëposhtme, gjatë tensioneve edhe deputetët e PD-së u përplasën me policinë. Nga demokratët u raportua se qytetarë dhe protestues u shoqëruan nga policia në mënyrë të padrejtë. Ndërsa nga policia u raportua se disa efektivë mbetën të lënduar. Po ashtu, dhjetëra protestues kanë mbetur të lënduar...
Burimi:
gijotina.com