Armand Duka uron Pavarësinë: Për ata që besuan e sakrifikuan, sot Kosova jeton e lirë

Armand Duka uron Pavarësinë: Për ata që besuan e sakrifikuan, sot Kosova jeton e lirë

18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës festohet kudo. Një ditë e veçantë për të gjithë shqiptarë anembanë botës. E padiskutim nuk kishte si të mungonte edhe një urim special për 17 shkurtin nga Armand Duka. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka uruar 18-vjetorin e Kosovës si shtet i lirë, ndërsa ka postuar një foto me Agim Ademin, presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës. “Për ata që besuan me zemër, për ata që sakrifikuan me shpirt, dhe për Kosovën që sot jeton e lirë. Me këtë foto nga një moment i veçantë me mikun tim Agim Ademi, i uroj të gjithë shqiptarëve festën e Pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Duka. Edhe Federata e Futbollit uroi të gjithë shqiptarët e Kosovës...