Arbër Abazi fituesi i miliona eurove tendera te bashkitë, ARRSH dhe spitalet, nga dëshmia e tij në SPAK, te…

Arbër Abazi fituesi i miliona eurove tendera te bashkitë, ARRSH dhe spitalet, nga dëshmia e tij në SPAK, te…

Arbër Abazi, një prej biznesmenëve të njohur, është paraqitur javën që shkoi në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ku ka dëshmuar në lidhje me hetimet që po zhvillohen ndaj ish-zëvendëskryeministres, Belinda Balluku. Pozita e Abazit në këtë dosje është përforcuar nga lidhjet e tij familjare me ish-ministren, pasi ai është bashkëjetuesi i vajzës së tezes së saj. Ndërkohë, kompania e tij, “Alko Impex Construction”, rezulton se ka qenë përfituese e një sërë tenderash pranë Ministrisë së Infrastrukturës gjatë periudhës kur ky dikaster drejtohej nga Balluku, procedura të cilat janë nën lupën e hetimit për dyshimet mbi paracaktimin e fituesve. Emri i biznesmenit ka dalë në dritë nga përgjimet veçanërisht gjatë hetimeve për procedurat e ndërtimit të Lotit 7 të Unazës së Jashtme të Tiranës,...