Arben Malaj: Rama po nxit urrejtjen politike midis shqiptarëve, e ka përcaktuar vetë fundin e tij
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka reaguar në lidhje me situatën politike në Shqipëri, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përdor një gjuhë që thellon ndarjen dhe konfliktin politik në shoqëri. Me anë të një postimi në Facebook, Malaj kritikon deklaratat e Ramës ndaj deputetit Agron Shehaj, duke pretenduar se krahasimet me periudha historike të luftës janë të papërshtatshme dhe rrisin tensionet politike. “Rasti me deputetin Agron Shehaj, i cili përfaqëson një parti që është kushtetuese. Rama e krahason marrjen e shpejtuar të një dokumenti pas një shkrese zyrtare me, sipas Ramës: “ballistët që futeshin në kotecin e pulave dhe vidhnin pulat”. Ky është një qëndrim i një politikani në panik. Rama beson se shqiptarët janë të gjithë të majtë, ndaj i kthehet retorikës...
Burimi:
gijotina.com