Apeli lë në burg Xhino Agon, si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla

Apeli lë në burg Xhino Agon, si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla

Gjykata e Apelit në Tiranë la në ‘arrest në burg’ Xhino Agon duke lënë në fuqi vendimin e 05.12.2025 te Gjykatës së Shkallës Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. Sipas burimeve, Apeli ka ndryshuar vetëm një pikë të vendimit, konkretisht vlerësimin e arrestimit në flagrancë. Gjykata e ka shpallur të paligjshëm arrestimin në flagrancë të Xhino Agos, me argumentin se ai nuk është prangosur në kushtet e flagrancës. Pavarësisht këtij vlerësimi, trupa gjykuese ka çmuar se kushtet për mbajtjen në fuqi të masës “arrest në burg” vijojnë të ekzistojnë, duke e lënë Agon në qeli. Xhino Ago dyshohet nga organet e drejtësisë si bashkëpunëtor në vrasjen e Mondi Mëhallës, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë. Dëshmia e Xhino Agos “Rreth orës...