Apeli i GJKKO lë në fuqi konfiskimin e apartamentit të ish-kreut të Kushtetueses, Bashkim Dedja

Apeli i GJKKO lë në fuqi konfiskimin e apartamentit të ish-kreut të Kushtetueses, Bashkim Dedja

Bashkim Dedja TIRANË- Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për konfiskimin e apartamentit të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, që akuzohet se e ka fshehur në formularin e dekriminalizimit. Bëhet fjalë për një pasuri, apartament 60 metra katrorë, të sekuestruar me vendim të shkallës së parë, në prill të vitit 2025. SPAK e akuzon Dedjan se e ka fshehur në deklarimin nga pasuritë e tij në formularin e vetëdeklarimit.  Njoftimi i plotë: Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Saida Dollani (kryesuese), Nertina Kosova (anëtare) dhe Miliana Muça (anëtare), sot më datë 27.01.2026, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar mbi ankimin e paraqitur nga ankues Bashkim...